3 persona të armatosur kanë grabitur mbrëmjen e djeshme banesën e dy të moshuarve në fshatin Shtoj në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës ku kryefamiljari Gjergj Marinaj dhe bashkëshortja e tij janë goditur dhe lidhur. Më pas grabitësit janë larguar rreth orës 02:00 të mbrëmjes së djeshme pasi kishin marrë një shumë prej 900 eurosh.
Të moshuarit jetojnë vetëm pasi fëmijët janë jashtë shteti.