Të gjithë bashkë për të parë dhe përjetuar me emocione finalen e Kardifit
Tifozët shqiptarë të Juventusit, sidomos ata që jetojnë në Tiranë, do të organizohen të gjithë bashkë për të parë ndeshjen në pallatin e sportit “Asllan Rusi” dhe në sheshin e “PAzarit të Ri”. Prej ditësh ka nisur organizimi i administratorëve të këtij grupi dhe reklamimi në rrjetet sociale.
Nuk është hera e parë që tifozët e Juventusit bëjnë grumbullime të tilla, por ata shpresojnë që të jetë e duhura për t’u larguar duke festuar.
Të bindur se ky është viti i tyre dhe Juventusin nuk do ta ndalë askush, bardhezinjtë janë gati për festë dhe për të “djegur” në festime. Kështu e titullojnë ata lajmërimin e këtij organizimi dhe kërkojnë pjesëmarrje masive.
https://www.facebook.com/TringDigital/videos/10156238057834832/