Kreu i LSI-së, Petrit Vasili ka replikuar me kreun e PD-së Lulzim Basha, i cili nga Kruja tha se Meta duhej ta merrte me qetësi pasi më 25 qershor SHPK-ja e tij do të falimentonte dhe se duhej ta linte Vasilin të merrte faturën e falimentit
Vasili e fton për debat ballë për ballë, ndërkohë që Basha në deklaratat e tij ka kërkuar të kishte ballë për ballë kryeministrin Rama
“Në respekt të demokratëve të pres të përballemi në TV, shesh a ku të duash. Ky, Luli, është një shans edhe për ty. Mosmirënjohjen ndaj Berishës dhe Metës ta njoh mirë. E di mirë edhe që ke hequr dorë nga objektivi për kryeministër e president”- tha Vasili.