Programin politik/ Idrizi: Ja alternativa jonë për drejtësinë, ekonominë, shëndetësinë, arsimin, punësimin… e bashkimin kombëtar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Programin politik/ Idrizi: Ja alternativa jonë për drejtësinë, ekonominë, shëndetësinë, arsimin, punësimin… e bashkimin kombëtar

16:19 | 03/06/2017
në Shqiperi
0

“Padyshim që Çështja Çame është në themelin tonë dhe jo si çështje e veçuar, por si një Çështje Kombëtare shqiptare si një çështje që i bashkohet hartës identitare të Shqipërisë. Por, është çështja jonë edhe ajo e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi, Maqedoni, Greqi e kudo ndodhen shqiptarët.”

“Është e shkruar në preambulën e Kushtetutës: Ne, shtetasit e Republikës së Shqipërisë duhet të punojmë për dinjitet dhe bashkim kombëtar…”

Kështu e nisi fjalën e tij për paraqitjen programit të PDIU-së, kryetari i kësaj partie Shpëtim Idrizi. Ai publikoi pikat e programit të PDIU-së për zgjedhjet e 25 qershorit, ku spikat Pakti Kombëtar për drejtësinë, ekonominë, arsimin e shëndetësinë, për solidaritetin, por edhe për historinë dhe raporteve që Shqipëria ka me të shkuarën e saj.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Duke folur për çështjet që janë në thelbin e fiolozofisë së PDIU-së, Idrizi sqaroi se nuk është vetëm Çështja e Çamërisë, por janë një sërë çështjesh të tjera që lidhen më dinjitetin e kombit shqiptar, për të cilat PDIU do të vazhdojë të punojë gjithmonë, derisa qytetarët shqiptarë kudo që jetojnë të gëzojnë të drejtat që iu takojnë.

“Padyshim që Çështja Çame është në themelin tonë dhe jo si çështje e veçuar, por si një Çështje Kombëtare shqiptare, si një çështje që i bashkohet hartës identitare të Shqipërisë.

Ne kemi folur dhe do të vazhdojmë të flasim e të luftojmë për të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi në Greqi, në Maqedoni e kudo ku jetojnë shqiptarët. Të gjitha ato janë çështje tonat, janë çështje shqiptare, siç është edhe Çështja Çame.

Heqja e Ligjit të Luftës do të jetë hapi i parë për zgjidhjen e Çështjes Çame. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë nga shteti shqiptar të ulet me shtetin grek për të gjetur rrugën e zgjidhjes drejt heqjes së Ligjit të Luftës dhe për të shkuar drejt zgjidhjes së çështjes së pronave të popullsisë së Çamërisë në Greqi.”

Pakti kombëtar

Kemi Vetëm një Atdhe nga Preveza në Mollë të Kuqe që na bën të gjithëve shqiptarë. Ndaj dhe kërkojmë një Pakt Kombëtar mes politikës shqiptare duke lënë mënjanë dasitë për të gjetur rrugën drejt zgjidhjes së shumë problemeve për mes reformave të mëdha që i japin Shqipëri prosperitet.

Duhet një Pakt Kombëtar për një ekonomi të konsoliduar. Për një shtet ligjor që garanton një Shqipëri të drejtë.

Tranzicioni i tejzgjatur

Në dhjetor ‘90, unë dhe shumë të tjerë që jemi sot këtu, prisnim dhe shpresonin se të nesërmen e rrëzimit të komunizmit do të kishim Shqipërinë si gjithë Europa, por ja ku jemi pas 27 vitesh me një tranzicion të tejzgjatur. Jemi në një kohë, kur të gjithë duan të ikin, sepse mungon shteti ligjor, mungon shpresa për të ardhmen, ka varfëri.

Solidaritet njerëzor dhe social

Do të ngrejmë Autoritetin Kombëtar të Solidaritetit, i cili do të ketë:

Punësimi

300 mijë vende pune nuk përputhet me realitetin. Në programin tonë parashikohet hapja e100 mijë vende pune. Në kërkojmë nisjen e një diskutimi të madh publik për të caktuar cili është është profili i ekonomisë shqiptare.

U takova me sipërmarrës në Kosovë dhe jam befasuar nga dëshira e tyre për të investuar në Shqipëri dhe nga pengesat e  mëdha që gjejnë nga Shqipëria për këtë bashkëpunim.

Heqja e barrierave doganore është një emergjencë për të ndikuar në bashkëpunimin e biznesit mes dy vendeve.

Abetarja shqipe në emigracion

150 mijë fëmijë në Greqi nuk mund të mësojnë shqip. Ndërkohë me iniciativën e Shoqatës “Çamëria” kemi hapur kurse të gjuhës shqipe në Izmir.

Përse hebrenjtë nuk e harrojnë atë çfarë ka ndodhur me ta? Pse janë muzetë e tyre ndër më të rëndësishsmit e njerëzimit dhe ka një arsye shumë të thjeshtë që historia të mos përsëritet më. Pse nuk mund ta kemi ne, çamët këtë të drejtë që të mos e harrojmë historinë e dhimbshme të popullsisë së Çamërisë?

Shqiptarët e Çamërisë vazhdojnë të diskriminohen. Me dhjetra janë qytetarët që kanë lindur në Çamëri, të cilët nuk mund të hyjnë në kufinjtë grekë, vetëm se e kanë në pasaportë e kanë vendlindja Çamëri.

Çështja pronësore eshtë një tjetër diskriminim shumë i madh, pasi shkelet e drejta themelore e njeriut, e drejta mbi pronën e tij.

Jemi i vetmi vend që deri më sot nuk kemi bërë një akt për dënimin e krimeve të komunizmit. Pak vite më parë erdhi një rezolutë nga Këshilli i Europës, ku kërkohej të miratohej nga Kuvendi dënimi i krimeve të komunizmit. Pati vështirësi për ta miratuar…

Jemi e vetmja parti që kemi marrë iniciativën për hapjen e dosjeve. Është e pafalshme që të gjesh në strukturat e sistemit drejtësisë dhe në administratën publike ish-hetues të kohës së komunizimit. Duhet të qartësojmë mirë çfarë ndodhi në komunizëm, me qëllim që historia të mos përsëritet. Ndaj kemi kërkuar hapjen e dosjeve dhe për këtë kemi luftuar vazhdimisht edhe përmes iniciativave ligjore.

Sistemi fiskal

Ne ndajmë idenë që taksat janë në radhë të parë kontribut për shoqërinë. Biznesit t’i krijohet lehtësi dhe të kuptojmë se taksat janë kontribut për shoqërinë. Ne do stimulojmë biznesin dhe t’i trajtojmë ata si njerëzit që çojnë përpara ekonominë. Propozimi ynë është unifikimi i administratës doganore dhe asaj tatimore.

Etiketa: alternativaarsimibashkimi kombetardrejtësiaekonomiaprogramin politikPunesimishëndetësiaShpetim Idrizi

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Shahuni e grinduni për qeverinë, por mos harroni dhe LSI-në

Shahuni e grinduni për qeverinë, por mos harroni dhe LSI-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com