Në vijim në operacionit të nisur ditë më parë nga ajri, toka dhe uji, goditet një tjetër tentativë e trafikimit të lëndëve narkotike drejt Italisë.
Është bllokuar një mjet lundrues gomone me 685 kg lëndë narkotike kanabis sativa.
Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me njëra-tjetrën, vijojnë kërkimet me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.