Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tërhequr nga akordi i Parisit për ndryshimet klimatike.
Tërheqja e SHBA nga marrëveshja e Parisit, dëmton seriozisht përpjekjet globale për të frenuar ngrohjen globale.
Udhëheqës të huaj, drejtues ekzekutivë biznesesh, por duket se të gjithë kanë humbur përballë konservatorëve, që pretendojnë se plani është tejet i keq për Shtetet e Bashkuara.
“Për të përmbushur detyrën time solemne për mbrojtjen e Amerikës dhe qytetarëve të saj, Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga akordi i Parisit për ndryshimet klimatike, për të nisur negociatat për të rihyrë në marrëveshjen e Parisit, ose në një marrëveshje tërësisht të re me kushte më të drejta për Shtetet e Bashkuara”, tha Trump nga “Rose Garden” i Shtëpisë së Bardhë. “Ne po tërhiqemi”.