Pasditen e sotme të vegjlit e Tiranës kanë pushtuar fushën e blertë të Kryeministrisë, ku ndoqën nga afër disa nga aktivitetet që organizoi Bashkia e Tiranës për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Kryebashkiaku, Erion Veliaj, së bashku me kryeministrin, Edi Rama, ju bashkuan lojërave të fëmijëve.
Artistët e Cirkut si dhe animatorët realizuan numra të ndryshëm për të argëtuar vogëlushët.