Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se ka ardhur koha të bisedohet guximshëm për Kushtetutën e Serbisë dhe Kosovën.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Vuçiç tha se mendoj se qëndrimi ynë duhet të jetë në harmoni me problemet jetësore, me atë që e mundon popullin tonë në Kosovë, me ato që janë të drejta të shtetit tonë.
“Por harroni se ne jemi të vetmit që vendosim për këtë, sepse e dimë mirë se cili është roli i shqiptarëve në këtë. Gjërat duhet t’i vëmë në rrafsh dhe nivel racional dhe në atë mënyrë të bisedojmë.
Unë mendoj ta hap këtë diskutim guximshëm, pavarësisht se e di që përsëri do të lajmërohen disa gjeni që do të ma tundin tabelën “tradhtar” dhe ashtu-kështu të fshihen nga shikimi i vajzës dhe birit tim, sepse nuk e kanë të këndshme t’i shikojnë në sy, derisa mbajnë marri të tilla në duar”, ka theksuar ai.
Në fund, Vuçiç ka deklaruar se të “ngasësh dhe të mos dish ku të parkosh në fund, asnjëherë nuk mund të përfundoj mirë”.