Përplasjet e forta mes grupeve të fshatit dhe strukturave të qendrës në Pogradec kanë anuluar dje mbledhjen e Partisë Demokratike e cila ishte planifikuar për në orën 13:00.
Shkak i debateve të forta mes grupeve është kandidatura e Klevis Balliut, pasi sipas banorëve, ky kandidat nuk është një emër i propozuar nga demokratët, por i sjellë me katapultim.
Është vendosur një datë dhe një orë tjetër pasi do të tentohet për një mbledhje të dytë me këta mbështetës.