Kjo është pabesia e madhe e listës së deputetëve të Vlorës, propozuar nga Partia Demokratike e Lulzim Bashës. Bashkëkryetari i qeverisë, Lulzim Basha ka vendosur Dashamir Tahirin numrin pesë të listës së demokratëve në Vlorë. Një numër ky që nuk del dot fitues sikur Dashi të bëjë të gjitha akrobacitë e kësaj bote.
Por në fakt, të gjitha votat e çamëve që Dashi pretendon se do të marë, kanë për t’u kthyer në ar për Vangjel Dulen, i cili do të jetë përfaqësuesi i grekëve në Kuvendin e ri me votat e çamëve.
Mendim më pervers se kaq nuk mund t’i shkonte ndër mend as frymëzuesëve më të thekur të autonomisë së Vorio Epirit.
Ku ka më keq se të jesh sot çam i Vlorës, i Sarandës, i bregut, i Konispolit dhe të të thonë voto për djalin tonë Dashin, por që në fakt të kanë thënë për djalin tonë Vangjel. Një votë sot për Dashamir Tahirin është drejtpërdrejtë një votë për Vangjel Dulen, i cili nuk u çua në këmbë, kur u mbajt një minutë heshtje për viktimat e geneocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, doli kundër Rezolutës për Çamërinë, ka ikur nga salla e Parlamentit sa herë është folur për Çështjen Çame dhe e ka thënë me gojën plot se nuk ekziston një Çështje Çame.
A i i bën dot dora një çami të Vlorës të votojë sot për një pinjoll të atyre që me Napoleon Zervën në krye vranë gra, fëmijë e pleq? A i bën dot dora një çami të Vlorës të votoj për ata që e shkulën nga vatra e tij dhe e kthyen në muhaxhir?
Kjo është oferta më e ndyrë që i bën Partia Demokratike Vlorës: Votoni Dashamir Tahirin, se në të vërtetë deputet na duhet të çojmë Vangjel Dulen.