Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë, kanë akuzuar kreun e PD, Lulzim Bashën se ka shkelur marrëveshjen me të përndjekurit.
Kryetari i kësaj shoqate, Nebil Çika, u shpreh se premtimi i kryedemokratit ka qenë për përfshirjen e 10% të kandidatëve nga të përndjekurit në listat e PD ose 14 deputetë në Kuvendin e ardhshëm.
“Pas një marrëveshje publike të premtuar nga Basha në çadër, ka pasur edhe një kërkesë nga ana ime publike. Basha ka premtuar publikisht 10%, domethënë 14 deputetë në zona sigurie. Shoqata e të Përndjekurve do mbajë qëndrim, duke i bërë të ditur PD-së se po rrezikon 500 mijë vota në zgjedhje.
E vetmja rrugë që kjo shtresë të votojë në mënyrë masive për PD është që ne të kemi këtë përfaqësim. Nëse kjo nuk ndodh unë nuk e kam kurajën dhe as obligimin që t’ju bëjë thirrje njerëzve që rë votojnë për PD. Ne kemi një plan B, do të mbledhim struktura përcaktuar pozicionin tonë të ri, sikur 500 mijë nga ato të jenë të përndjekur politike, imagjino. Nëse Basha nuk i do këtë vota, e ka vetë në dorë”, tha Nebil Çika.