Nga Daniel Serwer*
I dashur Hashim,
Urime! Ishit i privilegjuar që drejtuat qeverinë për gjashtë vjet, përfshirë edhe gjatë pavarësisë. Keni shërbyer si ministër i Jashtëm për më shumë se një vit e tani do të jeni shef i shtetit. Jo keq për një burrë nën 50 vjeç.
Ashtu siç e dini edhe ju, punë të tilla vijnë bashkë me përgjegjësitë. Ato janë sikur të merrni një varkë me qira. Dita e parë dhe e fundit janë më të mirat.
Gjatë pesë viteve të ardhshme, ju do të përballeni me sfida të mëdha. E para është mbyllja e të çarës që ka shkaktuar në Kosovë, zgjedhja e juaj. Fituat vetëm në raundin e tretë e pa mbështetjen e opozitës. Pjesë të opozitës më shumë preferuan të dalin në rrugë e madje edhe në përpjekje të dhunshme për t’ju penguar ose së paku të zvogëlojnë mundësinë e zgjidhjes suaj.
Unë nuk kam asnjë simpati për dhunën, e cila më shumë se juve, përlyen Kosovën. Nga ajo që kam frikë është qëllimi. Lidershipi i dhunshëm i protestuesve kundër shtetësisë së Kosovës dhe dëshira e bashkimit me Shqipërinë në vend të së drejtës për vetëvendosje, diçka që Kushtetuta e Kosovës e ndalon. Kjo nuk është më pak kërcënim për shtetin që ju do të përfaqësoni, sesa janë edhe përpjekjet e Beogradit për të fituar kontroll efektiv mbi popullatën serbe të Kosovës.
Të dyja janë forcat anti-kushtetuese që do të kërkojnë një marrëveshje të madhe të vëmendjes tuaj dhe të gjithë diturinë tuaj.
Një nga sfidat tuaja më të mëdha do të jetë zgjerimi i sferës së politikës së moderuar dhe transformimi i këtyre skajeve në një hapësirës politike të Kosovës, në diçka më shumë si në një opozitë luajale.
Kjo do të jetë jashtëzakonisht e vështirë, pasi skajet përbuzin njëra-tjetrën, në qoftë se ato e përbuzin shtetësinë e Kosovës.
Për çdo veprim të duhur që mund të bëni, të drejtë dhe të respektueshëm për serbët, ju do të gjeni kundërshtues në mesin e disa shqiptarëve.
Çdo veprim që ju do të bëni për të akomoduar kritikët tuaj shqiptarë, ju do të gjeneroni kritika në Beograd.
Një udhërrëfim i urtë nga Gjykata juaj Kushtetuese për zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe, duhet t’ju ndihmojë në këtë çështje, veçanërisht e diskutueshme.
Edhe nëse e bën atë, ju ende do të përballeni me kundërshtimin e paepur nga ana e opozitës tuaj shqiptare, e cila jo vetëm që ju ka mohuar personalisht, por është e angazhuar edhe për t’i dhënë fund dialogut Beograd-Prishtinë, pikërisht për shkak se ajo ndihmon për të konsoliduar Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.
Kundërpërgjigjia më e mirë do të jetë suksesi i shtetit të Kosovës në përmbushjen e pritjeve të qytetarëve të saj, shumë prej të cilëve janë të zhgënjyer në frytet e pavarësisë.
Ka tepër shumë papunësi dhe punësim sidomos në mesin e të rinjve. Dua të jem i pari që e pranoj se recesioni ekonomik Evropian është një faktor kryesor në kufizimin e aftësisë së Kosovës për të ofruar vende pune dhe prosperitet për popullin e vet.
Nuk ka shumë që shteti i Kosovës mund të bëjë për t’u përgjigjur në këtë faktor ekzogjen, sidomos kur ju përdorni euron si monedhën tuaj dhe për këtë arsye nuk është e mundur të bëhet zhvlerësimi i saj. Gjithashtu, Presidenti nuk është as i ngarkuar me politikat ekonomike.
Ju megjithatë mund të bëni diçka në lidhje me faktorët e tjerë që i japin formë disponimit të publikut. Rritja ekonomike e Kosovës në fakt ka qenë relativisht e fuqishme në krahasim me Evropën dhe pjesën tjetër të Ballkanit.
Qytetarëve tuaj nuk është duke iu dhënë më shumë kredi, sepse përfitimet duket se janë të shpërndara padrejtësisht. Edhe ne e kemi atë problem në Shtetet e Bashkuara. Arsyet janë se në Kosovë, njerëzit besojnë se ka nepotizëm, korrupsion dhe krim të organizuar. Si President, ju do të duhet të vendosni një shembull, sikurse paraardhësi juaj ka bërë, dhe të insistoni në një nivel të ndershmërisë, transparencës dhe llogaridhënies që shumë shpesh mungon, përfshirë edhe qeveritë, të cilat ju i keni drejtuar.
Hetimet evropiane për krime të kryera ndaj serbëve, shqiptarëve dhe të tjerëve pas luftës në Kosovë, ende janë në pritje, dhe do të përbëjë një problem të veçantë për ju.
E imagjinoj Brukselin dhe Uashingtonin se do të vazhdojnë të bëjnë presion për krijimin e një gjykate të veçantë për të trajtuar të akuzuarit. Për shkak të raportit Marty, që implikon shumë, por provon pak, besohet gjerësisht se ju mund të jeni në mesin e atyre të akuzuarve.
Ju do të duhet të vendosni nëse do të përdorni pozicionin tuaj të ri për të shkuar përpara ose për të penguar krijimin e Gjykatës Speciale. Ju gjithashtu do të duhet të vendosni se si të reagoni në qoftë se evropianët sjellin një padi personale kundër jush. Marrëdhëniet e Prishtinës me Beogradin vazhdojnë të jenë më të shkurtra sesa nga ajo që unë do të doja të shihja.
Besoj se është e rëndësishme që të bindet Beogradi që të njohë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës sa më herët, në qoftë edhe vetëm duke lejuar që Kosova të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara.
Ky nuk është ndonjë hap i madh nga marrëveshja politike e prillit 2013 që e negociuat, por kjo do të kërkojë të njëjtën diplomaci që ju vutë në punë si dhe shumë mbështetje nga bashkësia ndërkombëtare, duke përfshirë edhe nga disa prej vendeve evropiane që ende nuk e njohin Kosovën.
Mbështetja ndërkombëtare do të varet në masë të madhe nëse ju do të jeni të suksesshëm të bindni se Kosova është duke e pastruar rastin e saj, zbaton sundimin e ligjit dhe trajton të gjithë qytetarët e saj në mënyrë të barabartë.
Hashim, brenda koalicionit qeverisës dhe partisë suaj politike, ju jeni ende një figurë jonifikuese dhe i paqartë për ndërkombëtarët. Presidenca e juaj do të jetë një mundësi për të kapërcyer këto dy defekte. Unë e di se nuk do të jetë e lehtë. Por, unë gjithashtu e di që ti ke treguar talentin, zgjuarsinë dhe vendosmërinë që i kanë shërbyer mirë vendit tënd edhe në të kaluarën, si në luftë dhe në paqe. Ju uroj suksese në përmbushjen e sfidave që keni përpara!
*Daniel Serwer ështe njohës i çështjeve të Ballkanit perëndimor dhe analist i njohur amerikan