Klement Zguri ka drejtuar mbledhjen e parë si kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Ndërkohë, KQZ vendosi si afat për dorëzimin e dokumenteve për zgjedhjet në Kavajë, datën 26 maj. Zgjedhjet për kryetarin e ri të Bashkisë Kavajë zhvillohen në të njëjtën ditë me zgjedhjet parlamentare, më 25 qershor.
Gjatë kësaj mbledhje të KQZ, ka rënë në sy karrigia bosh e ish-kryetarit, Denar Biba.