Pas sulmit terrorist në Manchester, Presidenti i SHBA Donald Trump shprehu ngushëllimet e tij ndaj viktimave në të cilin humbën jetën mbrëmjen e djeshme.
Trump tha se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në “solidaritet absolut” me popullin britanik.
Bashkimi Evropian dhe NATO shprehën dhimbjen e tyre ndaj viktimave të sulmit në Britaninë e Madhe.
“Zemra ime është në Manchester këtë natë. Mendimet tona janë me viktimat”, shkroi në Twiter presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk.
Presidenti i Parlamentit të BE Antonio Tajani shkroi se “lutjet e tij janë me viktimat dhe familjet e atyre që janë plagosur”.