Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike kanë zhvilluar një takim pasditen e sotme në mjediset e Pallatit të Kongreseve.
Mësohet se ata diskutuan propozimet e PD për zv/kryeministrin dhe 6 ministrat teknikë, si edhe kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që kalojnë nesër për miratim në seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit.
Emrat e ministrave të rinj:
Zv/kryeministre Ledina Mandia.
Ministër i Brendshëm, Dritan Demiraj
Ministër i Financave, Helda Vukaj
Ministër i Drejtësisë, Gazmend Bardhi
Ministre e Arsimit, Mirela Karabino
Ministër i Shëndetësisë, Arben Beqiraj
Dhe ministre e Mirëqenies Sociale, Xhulieta Kërtusha
Avokate e Popullit do të jetë Erinda Ballanca. Ndërkohë, në postin e kryetarit të KQZ do të jetë Klement Zguri anëtar prej vitesh i këtij komisioni.
Emrat kanë marrë pëlqimin edhe nga kryeministri Edi Rama.