Kryebashkiaku fton shoqërinë civile që të monitorojë punimet
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në një aktivitet me fëmijët te Parku i Liqenit, përsëriti edhe një herë tjetër se këndi i lojrave do të ndërtohet dhe do të jetë gati në 1 qershor.
“Shoqëria Civile le të monitorojë punimet dhe të shohë sa pemë do të priten për ndërtimin e këtij parku. Qyteti do të ecë përpara dhe familjet duan të rrisin fëmijët në një qytet pa dhunë. Fëmijët janë qendra e vëmendjes së Bashkisë së Tiranës”, tha Veliaj.
“Nuk po mendoj për zgjedhjet e ardhshme, por për brezin e ardhshëm. Dua që fëmijët të rriten më mirë se më parë në qytetin tonë”, shtoi kryebashkiaku.