Nga Korça, kryeministri Edi Rama tha se Basha do të propozojë ministrat teknikë, por për të vendosur do të vendosë vetë ai.
Kreu i ekzekutivit shprehu bindjen se ministrat që do të vendosen do të jenë njerëz me integritet, jo politikë.
Rama: E vërteta është që ne i kemi thënë atyre: Çfarë halli keni? Keni hall se ne përdorim adaministratën në zgjedhje? Po mirë jua zgjidhim ne këtë hall. Dhe i dhamë një propozim, jo nuk na mjafton. Ça doni më shumë?! Po ne duam ta kontrollojmë…Po mirë dakord, merri të gjitha, mund të merrnin dhe më shumë, ska asnjë problem, një muaj është, merrini të gjitha, ama jo merrini të gjtha siç i kërkoni, se merri të gjitha siç i kërkoni ishte: Ikni ju dhe ne do vëme ca njerëz që do luftojnë për Shqipërinë se ju nuk dini ta bëni. Jo, këta që do vijnë nuk do luftojnë për Shqipërinë, këta do jenë aty kujdestarë që nuk do bëjnë as tendera, as emërime, as celebrime, por do garantojnë. Ne kishim nxjerrë një urdhër më parë, do bëhej apo sdo bëhej marrëveshje ne kishim nxjerrë një urdhër më parë. Me urdhërin tim ishin bllokuar të gjitha këto, pra ska asnjë procedurë të re që bëhet në periudhë zgjedhjesh. Ata do të propozojnë se për të vendosur vendos unë, do propozojnë kush do jetë këtu këtu, këtu…natyrisht e drejta e propozimit është e tyre dhe jam i bindur se do vendosin njerëz me integritet, jo politikë dhe pasi të mbarojnë zgjedhjet, nuk ka më llafe.