Të hënën prtitet të zhvillohet seanca parlamentare ku do të votohen ndryshimet në kabinetin qeveritar, ndërsa kreu demokratik Lulzim Basha gjatë një takimi me krerët e degëve të partisë në rrethe, iu ka kërkuar që të propozojnë deri të dielën emrat e ministrave dhe drejtorëve teknikë.
Takimi ka përfunduar rreth orës 12 të ditës së sotme, ndërsa pritet që Basha të zhvillojë një takim me krerët e partive aleate.
Burime për GSH.al kanë bërë të ditur se Ardian Marashi do të vihet në krye të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në vend të Lindita Nikollës, e cila e ka mbajtur këtë post deri më tani. Ky i fundit ka mbajtur postin e ish-drejtorit të Qendrës së Studimeve Albanologjike, ndërsa tashmë do ta marrë detyrë të re, atë të Ministrit të Arsimit.