Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste në drejtimin e Ramës.
Kryeministri ka mbërritur fiks në seli për të nisur mbledhjen, ku po informon Kryesinë e PS për marrëveshjen e arritur me kryetarin e PD, Lulzim Basha.
Njoftimi për mbledhjen e Kryesisë u bë gjatë kohës që Rama vijonte takimin prej 4 orësh me kryetarin e PD në ambientet e Pallatit të Kongreseve, në prani edhe të stafeve të tyre, për materializimin e marrëveshjes së dakordësuar “McAllister”.