Në profilin e tij në Twitter, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë referim një shkrimi në një gazetë të huaj, ku ka thënë se zgjedhjet pa opozitën janë të papranueshme.
“Zgjedhjet me një pjesëmarrës çojnë në instalimin e një qeverie pa legjitimitet dhe përshkallëzon situatën në krizë”, ka thënë Basha.