Dy mjete lundruese janë bllokuar dhe sekuestruar nga Policia e Vlorës në kudër të një operacioni të koduar “Stuhia”. Më konkretisht, policia sqaron:
1-Më datë 15.05.2017, rreth orës 11:00, në lagjen “11 Janari” brenda në një ish-magazinë pranë zonës së quajtur “Pusi i Mezinit”, është konstatuar një mjet lundrues tip “Gomone” me gjatësi 7.8 m dhe gjerësi 2.9 m, me 2 motora të markës “Merkuri” dhe “Suzuki”.
2- Më datë 15.05.2017, rreth orës 13:00, në zonën e Dhërmiut, rreth 2.5 milje larg bregut të detit, është konstatuar një mjet lundrues tip “Skaf plastik”, me gjatësi 6 m dhe gjërësi 2.1 m, me 1 motor të markës “Yamaha”, i cili u gjet i ndezur por pa persona në bord.
“Nga hetimet e përbashkëta, dyshohet se dy mjetet lundruese mund të përdoreshin për trafikimin e lëndëve narkotike me destinacion drejt shtetit italian. Vijojnë kontrollet e territorit tokësor dhe ujor me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve përgjegjës në lidhje me këtë veprimtari kriminale”, thotë policia.