Policia greke ka arrestuar një shtetas shqiptar, 53 vjeç, në një operacion të mirorganizuar në lagjen “Analipsi” në qytetin e Selanikut.
53-vjeçari, akuzohej për veprën penale të vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje, si dhe për trafik armësh prej vitit 1997 në Shqipëri, ku ka qëlluar dhe ka plagosur për vdekje një shtetas tjetër shqiptar.
Policia bë me dije se i dyshuari ka dhënë në fillim një pasaportë me një emër të rremë dhe më pas është zbuluar se dokumenti i identifikimit ka qenë i falsifikuar. Pas zbulimit nga policia, 53-vjeçari i arrestuar është çuar në Prokurori.