Janë zhgënjyer të gjithë ata që kanë paralajmëruar se do të kishte dhunë në protestën e sotme, sepse protesta e opozitës ka përfunduar qetësisht.
Kreu i opozitës Lulzim Basha ka bërë thirrje gjatë këtyre ditëve që protestuesit të dalin masivisht, por të protestojnë në mënyrë paqësore dhe të qytetëruar.
Policia ka marrë masa që të sigurojë rendin gjatë protestës, por qytetarët janë treguar mjaft të qetë dhe nuk ka pasur trazira apo elementë shqetësues që mund të vinin në rrezik vijimin e protestës.