Protesta e paralajmëruar e opozitës e cila pritet të nisë nesër në orën 12:00 para kryeministrisë, do të angazhojë një numër të lartë punonjësish policie.
Opozita ka deklaruar se protesta do të jetë paqësore, Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të shmangur incidentet apo situatat e dhunës.
Rreth 2 mijë efektivë nga 6 komisariatet e kryeqytetit do të jenë në terren ndërkohë që në gatishmëri do të kalojnë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe reparti RENEA.
Në terren dhe mes protestuesve nuk do të mungojnë as agjentët civilë ndërkohë që edhe qarkullimi rrugor ka marrë masa për shmangjen e trafikut në pikat hyrëse si pasojë e mjeteve që do pritet të vijnë nga rrethet.