Dy turistë hollandez janë aksidetuar me motor, rreth orës 17:40 në aksin rrugor Borsh-Kuç pranë vendit të quajtur “Qafa e Dërrasës”.
Dy shtetasit hollandezë E.Z 66 vjeç dhe L.C 65 vjeçe, ishin duke udhëtuar me një mjet tip motor, kur humbën kontrollin ndaj mjetit dhe kanë dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit ka marrë dëmtime në këmbë shtetasja L.C (pasagjere) e cila mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dy shtetasit e huaj kishin dalë për turizëm malor në zonat përreth fshatit Kuç.
Policia po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me ngjarjen.