Policia e Tiranës ka arrestuar mësuesin e një shkolle 9 vjeçare në Tiranë pasi akuzohet se ka kryer veprime të turpshme me një nxënëse të mitur.
Në pranga ka rënë shtetasi Hasan M., 64 vjeç, banues në Tiranë, mësues në një shkollë 9 vjeçare në Kombinat, sepse në mënyrë të përsëritur, në ambientet e shkollës, ka kryer veprime te turpshme me një nxënëse 14 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.