Ambasadori i Amerikan Donald Lu sapo ka mbërritur në selinë blu për të takuar me liderin e PD, Lulzim Basha.Në fokus të këtij takimi mësohet të jetë situata politike në vend.
Ndërkohë të hënën, SHBA pritet të sjellë në Tiranë zv/ndihmës sekretarin e shtetit, Hoyt Brian Yee, i cili do të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të politikës si kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta si dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha.