Shkolla “Jorgji Dilo” është në mes të qytetit të Elbasanit, por ngjan sikur të ishte në zonat më të thella malore. Gjendja e mjerueshme e shkollës ka bërë që shumë nxënës të kenë frikë të shkojnë për të vijuar mësimet, pasi suvaja e saj pritet të shkëputet nga momenti në moment duke rrezikuar jetën e nxënësve.
Bashkia e Elbasanit është arsyetuar duke thënë se ka kërkuar fonde nga ministria e Arsimit për rikonstruksionin e shkollës, por deri tani nuk ka pasur asnjë përgjigje. Ndërkohë që shumë nxënës kërkojnë të transferohen në shkolla të tjera të qytetit.