Shën Gjergji plak e sjell pranverën me dajak… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shën Gjergji plak e sjell pranverën me dajak…

23:22 | 06/05/2017
në Uncategorized
0

Gojëdhënat për ditën e Shën Gjergjit, festa pagane që festohet kryesisht në Veri të Shqipërisë, por edhe në zona të tjera e vende të tjera përveç Shqipërisë. Është dita që lajmëron fundin e dimrit dhe ardhjen e pranverës.

Pa zbardhur akoma drita, njerëzia del e mbledh degë e gjethe arrash, shelgjesh e bimësh të tjera që kanë çelur. Ato vendosen nëpër dyert e shtëpive të veta por edhe të komshinjve. Është sinjali se ka ardhë pranvera.  Është dita e Shën Gjergjit më çdo 6 maj dhe është një festë që festohet edhe në vende të tjera, si fjala vjen Bullgaria.

Kur zgjohen, fëmijët marrin një pjesë të degëve të mbeledhura dhe bashkë me prindrit shkojnë, e me degët jeshile spërkasin shtëpi, bagëti e gjithçka ka lidhje me ambjentin, ku ata jetonë. Shilarthi (salanxhaku), me të cilin argëtohen fëmijët dhe ato varen nëpër pemët e gjelbëruara dhe të dekoruara me lule të shumta. Për fëmijët ka edhe dhurata speciale. Është një torbë e dekoruar me qëndisje posaçërisht për ditën e Shën Gjergjit, e mbushur me arra, mollë e fruta të mbetura nga dimri, të ruajtura me kujdes. Fëmijët dalin nëpër rrugët e  fshatit me torbat në krahë dhe ndajnë mes tyre frutat e ëmbla i hanë ato si për të lajmëruar se dimri mori fund. Më pas ata shëtisin nëpër livallet me lule i mbledhin dhe bëjnë kurora dhe me to dekorohen vetë dhe i gjithë ambjenti. Fshati merr pamjen e e një parku të mbuluar me lule. Degët e gjelbëruara të shelgut, merren anës lumit dhe me to shkohet tek mulliri dhe tek lugu i mullirit laheshin degët e shelgut dhe fytyra. Më pas degët e shelgut çohen në shtëpi, duke pasur kujdes që të mos preket toka dhe më pas këto degë varen në portën e shtëpisë. Ndërkohë gatimet më të mira të zonave ruhen për atë ditë, për ditën e Shën Gjergjit.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Por, nga vjen kjo festë, ku e ka origjinën? Ka gojëdhëna të shumta për rreth saj. Një prej tyre e sjell historinë, referuar këtyre ghojëdhënave.

/etimiologji.al/

 Gojëdhëna për ditën e  Shëngjergjit

Dikur, ishte një burrë, punëtor, bujk i mirë e shpianik. Pranvera mori me mot të lig, borë e ngrica. Toka mbeti pa u punue në kohë dhe bagëtia pa ushqim.

Bujku yne ngrihej në çdo agim dhe dilte përjasha të shihte mos ka ndrrue koha. Por, çdo ditë i ftohti e ngricat vazhdonin. Ishte fund prilli e fillim maji.

Edhe atë ag dite, ai doli dhe pa kohën. Një hije e randë i ra në fytyre teksa pa se edhe atë ditë koha s’do ndryshonte. E ashtu ra në mendime të thella. Papritë e pa kujtue para iu shfaq një burre i çuditshëm, i cili e pyeti:

– Pse je i mërzitun kështu ?

– Eh, u pergjigj, – si mos me u merzitë. Toka mbet pa punue, e bagëtia pa ushqim. Pranvera po vonohet.

– S’ka pranverë sivjet, i tha ai tjetri.

Një dridhme e përshkoi si vetima, bujkun. Siç ishte zakoni atëkohe, ai nuk përgjigj menjëherë. E shikoi me përqendrim atë burrë. Pastaj i tha;

– Jo, more zotni. Nuk ban vaki mos me ardhë pranvera. Vonon , por nuk rri pa ardhë.

– Jo pra , i tha ai tjetri me një çkërmitje djallëzore, – s’ka pranverë. E kam ndalë unë pranverën.

– Shqiptari yne e kuptoi se ai ishte i pafeu. Gjaku i gurgulloi në zemër, si uji i kronit të malit. Zemërimi i vloi, por e mbajti veten.

– Po Shën Gjergjin, a mundësh me e ndalë, – e pyeti.

Djalli u dridh si me i pasë hedhë zjarr në fytyrë.

– Jo, Atë nuk mundem me e ndalë, mezi foli.

– Atehëre , mos të qofsha falë,- foli me kryet lart bujku. Na e sjell Shen Gjergji pranverën.

Nga kjo histori që vjen prej brezave bashkë me shprehejn:

Shen Gjergji plak,

E qet veren me dajak.

Sepse ka dy Shën dy ShënGjergja. I Riu në Prill dhe i Vjetri në Maj.

Shen Gjergji ka qënë Shenjti mbrojtës i shqiptarëve. Në Krujë ka qënë Kisha e Madhe e Shën Gjergjit. Këmbana e saj, kur binte, ndihej në të tanë Arbninë.

Me pushtimin turk Kisha e Shën Gjergjit në Kruje, u shemb dhe u kthye ne xhami osmane.

Per nder te Kishes se Krujes, Noli yne e pagezoi Kishen shqiptare ne Boston, Kisha e Shen Gjergjit.

Shen Gjergji është më shumë se i kujtdo një festë shqiptare. Më së shumti festohet në krahinën e Matit.

Etiketa: dajakfesta paganepranverasalanxhakuShën GjergjiShën Gjergji plak e sjell pranverën me dajak…shilarthi

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
U ka bo keq puna për nuse

U ka bo keq puna për nuse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com