Pas zgjedhjes së Ilir Metës President të Republikës së Shqipërisë, Konventa Kombëtare e LSI ka zgjedhur kryetar të saj, Petrit Vasilin dhe zv/kryetare të kësaj force politike Monika Kryemadhin.
Petrit Vasili në fjalën e tij tha se qëllimi i vetëm i tij është që LSI të dalë forcë e parë politike.
I pranishëm në këtë event, ish-kryetari Ilir Meta shprehu bindjen se, “me Petrit Vasilin, LSI do ketë atë rezultat që unë kam ëndërruar prej kohësh”, duke iu referuar kthimit të saj në një forcë të parë politike.