“BE me dy standarde për Maqedoninë dhe Shqipërinë. Në një vend ku prodhohen përgjime dhe në një vend ku ne tregojmë ujkun dhe jo gjurmët, drogën në sheshe; Në rastin e parë shkohet drejt qeverisë teknike, në rastin e dytë ngurrohet të shkojmë në qeveri teknike.”
Ndërkohë që nga Brukseli u publlikua deklarata se Basha i pati premtuar kreut të PPE-së, Joseph Daul se do të ulej në negociata, kreu i PD-së doli para mediave me të njëjtin qëndrim të prerë që ka mbajtur prej dy muajsh. Basha tha që nuk tërhiqet nga qeveria teknike dhe largimi i Ramës si kusht për të garantuar zgjedhje të lira.
Kreu i PD-së, tha se në videokonferencën me Daul dhe Hahn është shprehur shqetësimi për krizën politike në Shqipëri.
Për takimin me Ramën
Sot, nuk kam pasur asnjë mundësi kontakti që të kontaktoj Presidentin e Republikës. Mashtrimi tjetër që i kishin bërë BE-së ishte se skadon afati. Afati ka skaduar më 28 prill. Këta janë të gjithë me lista të paligjshme. 18 qershori është i vdekur nga ana ligjore, kurse nga ana politike po se po.
Pas një diskutimi të detajshëm nga gjithë anëtarët e grupit, ky është vendimi i grupit parlamentar dhe me këtë vendim, jam i gatshëm që nesër në çdo lloj formati dhe ore të përcaktuar, të ulem me kryeministrin Edi Rama.
BE me dy standarde për Maqedoninë dhe Shqipërinë
U hoqën paralele me Maqedoninë, ku theksova qartësisht se kjo duhet të shërbejë për të mos patur dy standarde. Në një vend, ku prodhohen përgjime dhe në një vend, ku ne tregojmë ujkun dhe jo gjurmët, drogën në sheshe; Në rastin e parë shkohet drejt qeverisë teknike, në rastin e dytë ngurohet të shkojmë në qeveri teknike.
E pa pranueshme është të cilësohet opozita si problemi. Për sa i përket problemit të drogës, jo vetëm që garantova të jemi aleat të Europës, por jemi të mirëpritur për këtë hap gjigant që duhet të hedhim.
Ndërkohë, qëndrimet tona kanë qenë këto, nuk kemi pasur asnjë propozim nga qeveria dhe kryeministri që janë përgjegjës për zgjedhjet. Çfarë do të bësh me kriminelët në administratë? Çfarë do të bësh për drogën dhe bosët e drogës? Çfarë do të bësh për shtetin që është kthyer në garnizon elektoral? Edi Ramës i kërkohet dorëheqja.
Duam qeveri teknike dhe të largohet Rama
PD është e gatshme që të heqë dorë nga pjesa morale e kësaj beteje, në momentin që ata bashkohen me ne. Largimi i tij për t’i hapur rrugë qeverisë teknike, mjafton si garanci. Edi Rama refuzon të japë dorëheqjen. Mban peng vendin. Kompromenton interesat e Europës me një Shqipëri të dobët, ku kufijtë kontrollohen nga krimi i organizuar.
Nëse tradhtojmë kauzën, shqiptarët zhgënjehen – PD është në këtë betejë për qytetarët shqiptarë dhe nëse ne tradhtojmë këtë kauzë, shumica e të cilëve kanë të drejtën ta trajtojnë si fatalitet, siç ka ndodhur me largime masive.
Disa tradhtuan kauzën për një karrige – Shoh një grup të madh të zemëruarish që për karrigen tonë, shitën kauzën e tyre. Këtë zemërim do ta kenë të pa kontrolluar dhe PD do jetë e cunguar për të qenë përkrah tyre.
Biseda me Daul e Hahn
Jam këtu për të zbardhur pa asnjë rezervë mbledhjen e grupit parlamentar, video-konferencën me Daul dhe Hahn.
Pjesë të tjera nga deklarata: Gjatë kësaj konference u përcoll shqetësimi i madh për krizën politike në Shqipëri. U përcoll angazhimi afatgjatë i Bashkimit Europian në luftën kundër drogës, çka mund të them se është një lajm i mirëpritur.
E konsideroj një hap cilësor dhe i tillë është pa asnjë dyshim, veçanërisht me sfondin e zbehtë të rezolutës së Parlamentit Europian për drogën.
U rikthye në vëmendje e marta e javës së shkuar për të shmangur çdo keqinformim, të cilat nuk kanë munguar në raport me PPE-në dhe publikun shqiptar.
Na paraqitën tre propozime; shtyrja e zgjedhjeve me 16 korrik, zëvendësimi i katër ministrave me drejtues teknik dhe një paketë mikse, si zgjedhja me konsensus të Presidentit, Avokatit të Popullit, e të tjera. Ne pamë në këtë pikë të tretë disa propozime tonat të majit të vitit të kaluar.
Oferta jonë ishte: Prania e katër ministrave teknikë ishte krejtësisht e pamjaftueshme. Edi Rama është i gatshëm të blejë deputetë të opozitës dhe madje edhe të LSI-së. Kundër propozimi ishte që me qeveri teknike kryeministri të propozohej nga Edi Rama ose Partia Socialiste. Për çështjen e datës, informohet nga një sërë procesesh.
Çështja e kryetarit të KQZ-së për ne ishte e parëndësishme. Me këto çështje u ndamë. Pas kësaj nuk patëm asnjë informim tjetër. Pala tjetër qartësisht refuzoi. Patëm një komunikim nga BE.
Ndava me Presidentin Daul dhe komisionerin Hahn, pra ajo që u paraqit si platformë zgjidhje, kryeministri Rama e dinte shumë më herët e se sa opozita.