Partia Demokratike ka hedhur një tjetër hap në rrugën e daljes nga skena politike dhe jeta institucionale e vendit, duke humbur një tjetër mundësi për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit.
Mesnata e 29 prillit shënoi fundin e afatit ligjor për partitë politike për të paraqitur listën e kandidatëve për deputetë dhe për rrjedhojë edhe për regjistrimin në zgjedhjet parlamentare.
Disa nga të drejtat dhe privilegjet që humbet PD nëse nuk merr pjesë në zgjedhje:
1.Partia Demokratike kthehet në një parti jo parlamentare.
2.Partia Demokratike humbet ligjërisht statusin e opozitës shqiptare.
3.Në bazë të nenit 22 të ligjit për partitë politike, Partia Demokratike humbet selinë e saj, e quajtur ndryshe Shtëpia Qendrore e Ushtrisë.
4.Humbet prezencën mediave dhe zërin në foltoren e Parlamentit.
5.Humbet përfaqësimin me anëtarë në KQZ, KZAZ, Grupet e Numërimit dhe Qendrat e Votimit.
6.Humbet të drejtën për të ngritur komisione hetimore.
7.Humbet të drejtën për të vënë në lëvizjes Gjykatën Kushtetuese.
8.Humbet të drejtën për t’u përfaqësuar me anëtarë në nënkomisionet për të zgjedhur 10 anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
9.Humbet të drejtën për t’u përfaqësuar me anëtarë në komisionet që do zgjedhin anëtarët e organeve të Vettingut.
10.Nuk mund të bëhet pjesë e komisioneve për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.
11.Nuk mund të kushtëzojë me votë shumicën e re për ndryshime të mundshme në Kushtetutë.
12.Humbet çdo mundësi për mocion mosbesimi ndaj qeverisë.
13.Duke humbur vendet në Parlament, për rrjedhojë përfaqësues të Partisë Demokratike nuk do të përfitojnë rroga, dieta dhe benefite që burojnë nga statusi i deputetit.
14.Kupola drejtuese e PD, duke mos qenë pjesë e parlamentit, humbet njëfarë imuniteti përballë ligjit.
15.Humbet përfaqësimin në delegacionet e përhershme parlamentare dhe grupet e miqësisë.
16.Humbet përfaqësimin në komisionet dhe organizmat e tjera parlamentare.
17.Humbet kontaktet me Parlamentin Europian.
18.Nuk mund të konsiderohet më një alternativë për qeverisjen e vendit.
19.Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha humbet të drejtën për t’u ruajtur dhe mbrojtur nga Garda e Republikës.
20.Partia Demokratike nuk përfiton fonde vjetore nga buxheti i shtetit në bazë të numrit të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare.