Policia e Durrësit ka sekuestruar një sasi lënde narkotike pasditen e sotme në Durrës.
Policia e qytetit brengdetar bën me dije se “rreth orës 16:30, gjatë kontrollit të ushtruar vijës bregdetare, në afërsi të Kallmit është gjetur një thes me një sasi të dyshuar lënde narkotike e llojit Cannabis Sattiva, me peshë rreth 20 kg”.
Megjithatë lënda narkotike pritet të peshohet në ambientet e D.V.P. Durrës për të konkluduar me peshën e saktë.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve vijojnë punën për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, në peshimin e lëndës së gjetur, origjinën e lëndës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.