Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras uron Ilir Metën për detyrën e tij si President i Republikës së Shqipërisë.
Me anë të një telefonate, paraditen e sotme z.Tsipras i shprehu besimin z.Meta se do të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes vendeve.
Mësohet se dy palët diskutuan për situatën në rajon dhe nënvizuan se mbetet shumë i rëndësishëm forcimi i stabilitetit dhe rritja e bashkëpunimit rajonal.
Presidenti i zgjedhur, z. Ilir Meta, e siguroi Kryeministrit e Greqisë se do të vazhdojë të kontribuojë në forcimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe, në të mirë të dy vendeve, por edhe të rajonit tonë.