Një shqiptar ka mbetur i plagosur, pasi është qëlluar me armë zjarri në Toulouse, në Francë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Arena”, ndërsa i plagosur ka mbetur një shqiptar rreth 42 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Mësohet se shqiptari është qëlluar me plumb në kokë nga persona ende të paidentifikuar dhe është transportuar me urgjencë në spital.
Policia po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.