Kodheli në 65-vjetorin e SHIU: Agjencia juaj përgjoi opozitën dhe diplomatët perëndimorë, tani është pastruar e keqja – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kodheli në 65-vjetorin e SHIU: Agjencia juaj përgjoi opozitën dhe diplomatët perëndimorë, tani është pastruar e keqja

14:00 | 26/04/2017
në Shqiperi
0

Në mjediset e auditorit të Ministrisë së Mbrojtjes u zhvillua ceremonia e 65-vjetorit të krijimit të Kompanisë së Radiozbulimit, sot  Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes (AISM), pjesë e strukturave të Forcave të Armatosura.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, zëvendësministri Idlir Peçi, komandantë forcash, punonjës të AISM-së dhe veteranë të radiozbulimit.

Drejtori i Përgjithshëm i AISM, kolonel Bardhyl Kollçaku, vlerësoi punën në vite të kësaj strukture dhe ndau me të pranishmit kuriozitete në lidhje me rolin e kompanisë së radiozbulimit të Forcave të Armatosura, në informimin e ngjarjeve historike brenda edhe jashtë vendit.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Në fjalën e saj, ministrja e Mbrojtjes shprehu konsideratën dhe respektin e saj të veçantë për arritjet ushtarake të këtij shërbimi ndër vite dhe risolli edhe njëherë në kujtesë situatat e vështira në të cilën ushtarakët e asaj kohe duhet të përballeshin: “Pjesën e historisë, arritjeve dhe sukseseve unë gjithnjë ua lë historianëve dhe drejtuesve ndër vite. Kam respekt dhe konsideratë të veçantë për të gjitha arritjet mirëfilli ushtarake të këtij shërbimi. Keni punuar në kushte të vështira duke përballuar njëkohësisht edhe armikun e jashtëm edhe paranojën e politikës izoluese.”

Më tej, ministrja Kodheli rikujtoi momentin që mori detyrën e ministres së Mbrojtjes dhe vuri në dukje ndryshimin e madh që ka përdorimi i këtij shërbimi dje dhe sot. “Kur kam nisur punën si ministre e Mbrojtjes, thuajse katër vjet më parë, vija nga opozita e përgjuar nga agjencia juaj, e përndjekur nga pajisjet tuaja, e kërcënuar nga hija e zezë e keqpërdorimit të një shërbimi inteligjent ushtarak. Politikanë të opozitës së këtij vendi, së bashku me shumë diplomatë perëndimorë, përjetonim realitete pinoçetiane në shekullin e 21-të, në zemër të Evropës, në një vend NATO. Dhe që askujt mos t’i ndodhte ajo që i bëhej opozitës së para 2013, pata si objektiv kryesor pastrimin e së keqes nga agjencia juaj.”

Duke vënë theksin te burimet e mira njerëzore që kjo agjenci ka, ministrja Kodheli i kërkoi shërbimit të zbulimit të sinjaleve dhe komunikimeve rritjen e përkushtimit dhe profesionalizmit, me qëllim bashkëpunimin sa më të ngushtë me strukturat aleate, për t’iu përgjigjur sfidave të kohës.

“Duhet që shërbimin e zbulimit të sinjaleve dhe komunikimeve ta shndërrojmë realisht në një pjesë të integruar serioze e profesioniste të strukturave të ngjashme të NATO-s, organizatës përmes së cilës ne garantojmë mbrojtjen e përbashkët. Personeli juaj operon më profesionalitet në shtabet dhe komandat e NATO-s dhe shpesh marr falenderime për punën tuaj.”

Kompania e Radiozbulimit u krijua 65 vjet më parë si një strukturë e Forcave të Armatosura, e njohur në atë kohë si “Kompania e kapjes së komunikimeve fonike dhe elektronike që vijnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”, përfundoi Kodheli.

Etiketa: 65-vjetoriMimi KodheliMinistrja e MbrojtjesSHIU

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Furtunë shkarkimesh në Policinë e Shtetit

Furtunë shkarkimesh në Policinë e Shtetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

23:31 | 06/04/2026
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

23:09 | 06/04/2026
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

22:59 | 06/04/2026
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

22:13 | 06/04/2026
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank –

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank –

22:00 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –
  • Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –
  • Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –
  • Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –
  • Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank –
  • Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –
  • Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com