Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia e Gjirokastrës pasi i është gjetur në banesë 90 kg kanabis sativa.
Në pranga ka rënë shtetasi Hajri Dervishi, 59 vjeç, banues në lagjen “Puntore”, Gjirokastër ndërsa u bë shpallja në kërkim e shtetasit: H.X., pronari i shtëpisë.
Gjatë kontrollit në banesë policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës material 17 thasë me 90 kg kanabis sativa dhe një arkë me fishekë.