Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në mbrëmje në autostradën Lushnje-Rrogozhinë në fshatin Zhamë.
Një makinë ka përplasur një motoçikletë, duke lënë të vdekur drejtuesin e saj, i cili është identifikuar si Enver Muça.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit shtetasin Laver Aliaj. Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.