Nga Arben Llalla
Ishin Pashkët e prillit të vitit 1944, pra 73 vjet më parë, kur aeroplanët britanikë bombarduan kishën e Shën Mërisë në Finiq. Në momentin e bombardimin minoritarët grek të Finiqit po kërcenin për festën e pashkëve. Në përfundim të bombardimit mbetën të vdekur rreth 15 gra të reja dhe dy fëmijë.
Kjo ngjarje tragjike, e cila duhet përkujtuar kaloi pothuajse në heshtje nga politikanët dhe drejtuesve të shoqatave të grekëve të Shqipërisë, ku kryetari i PBDNJ Vangjel Dule nuk mori pjesë, sepse ishte i ngujuar tek Çadra e Lulit. Ra në sy edhe mungesa e diplomatëve të Greqisë të akredituar në Shqipëri, të cilët i shohim gjithnjë nëpër çdo qosh të jugut, kur bëhet fjalë për festat që provokojnë shqiptarët, siç është Autonomia e Veriut të Epirit.
Më 19 prill Bashkia e Finiqit me një tubim të brishtë përkujtoi ngjarjen tragjike të bombardimit nga aeroplanët britanikë ndaj kishës së Shën Mërisë në Finiq. Në këtë ngjarje përkujtimore merrnin pjesë kryetari i OMONIA, Leonidha Papa, kryetari i partisë së minoritetit grek MEGA, Kristo Kiço, kryetari i Bashkisë së Finiqit, Leonidhas Kristos, nënkryetari, Zisos Lluci, e të tjerë.
Çudi qe që në përkujtimin e kësaj ngjarje të pranishmit nuk mbanin në duar flamurin grek.
Kjo gjë nuk ndodh kurrë sa herë që Greqia ka festat e saj kombëtare si 25 Marsi, 28 Tetori, kur përkujtohet aneksimi i jugut të Shqipërisë apo përkujtimi i kaçakëve grekë që kanë kryer masakra ndaj shqiptarëve. Madje në këto raste jemi mësuar të shohim Leonidha Papën, Vangjel Dulen, Kristo Kiçon me shokë të mbajnë në të duar duart flamurin grek dhe palo flamurin e aneksimit të jugut të Shqipërisë. Kjo tregon se këta përfaqësues të pakicës greke janë me dy fytyra, pra kur duhen provokuar shqiptarët mbajnë flamurin greke dhe flamurin e aneksimit, ndërsa kur duhen përkujtuar ngjarjet tragjike të Luftës së Dytë Botërore, ku mbetën të vrarë njerëz të thjeshtë rrinë me duar në xhepa sikur shkojnë në shëtitje.
Comments 1