Një solidaritet i paparë ka ndodhur sot mes deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim me ata të PD-së. Ndërkohë që punonjësit e Gardës ishin të mobilizuar për të kontrolluar imtësisht çdo deputet të opozitës, disa nga vezët e planifikuara për të hyrë në Parlament i kanë marrë deputetët e LSI-së. Burime nga grupi i PD-së bëjnë të ditur se disa vezë kanë hyrë në sallën e Kuvendit dhe jo përmes deputetëve të PD-së, pasi ata u bllokuan nga punonjësit e Gardës në hyrje të Kuvendit. Kolegët e tyre të LSI-së gjysëm me humor janë ofruar të ndihmojnë kolegët për të realizuar protestën.
Ndërkohë në Parlament nuk ka ardhur ende asnjë ministër i LSI-së, atje ku opozita ka nisur përballjen e fortë me shumicën.