Kreu i PD-së, Lulzim Basha është shprehur sot se e kanë kthyer postin e presidentit në një ‘viç’ në tregun e gjësë së gjallë, me anë të të cilit po kërkojnë që të joshin opozitën dhe opozitarët, që të braktisin kauzën e tyre.
“E kanë nxjerrë postin e Presidentit si një viç në tregun e gjësë të gjallë. E kanë nxjerrë në pazar për të joshur politikën opozitare që të braktisë lëvizjen popullore dhe fatet e qytetarëve. Dje e kanë marrë përgjigjen: opozita nuk kërkon dhe nuk pranon pazar politik në kurriz të zgjedhjeve me postin e Presidentit të Republikës. Presidenti i Republikës me konceptin e Republikës së re i takon popullit dhe do të zgjidhet nga populli me votë direkte”- deklaroi Basha.