Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi po zhvillon një takim me kreun e LSI, Ilir Meta.
Takimi po zhvillohet menjëherë pas dështimit të raundit të dytë për Presidentin e ri në ambientet e kryesisë së Kuvendit.
Mësohet se tema e diskutimit mendohet të jetë situata politike dhe se si mund te dilet nga kriza e krijuar.