Ligjvënësja e PDIU-së komenton deklaratat e kryeministrit rreth idesë së bashkimit të Shqipërisë me Kosovën, nëse BE refuzon integrimin
Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së Mesila Doda ka komentuar deklaratën e bujshme të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili kërcënon BE-në me bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Ligjvënësja e PDIU-së e sheh bashkimine shqiptarëve si një aspiratë të kahershme të shqiptarëve dhe jo një projekt si kërcënim për BE-në apo këdo tjetër. Përmes një emsazhi në facebook, Mesila Doda, thekson se Shqipëria e Bashkuar është koncept i gdhendur në preambulën e Kushtetutës sonë ndaj e kemi detyrim të punojmë çdo ditë për ta përmbushur.
“Vërej se në fjalorin e politikanëve shqiptarë po përmendet shpesh krijimi i një shteti të vetëm shqiptar nëse Europa na mbyll dyert. Shqipëria e Bashkuar nuk është projekt për inat të Europës apo dikujt tjetër, por dëshirë dhe aspiratë e kahershme e shqiptarëve që padrejtësisht i ndanë në pesë shtete.
Shqipëria e Bashkuar është koncept i gdhendur në preambulen e Kushtetutës sonë ndaj e kemi detyrim të punojmë çdo ditë për ta përmbushur. Shqipëria e Bashkuar, aty ku e ka vënë Zoti, është projekti i këtij shekulli, mundësia jonë e vetme për mbijetesë në një gadishull aspak miqësor. Politikanët kanë detyrim vetëm të respektojnë dëshirat dhe zgjedhjet e bashkëkombasve të tyre.
Veç nji Atdhe!!!”, shkruan Doda.