Policia e Korçës ka sekuestruar disa thasë me drogë të fshehura në çatinë e një banese në fshatin Vithkuq.
Policia vijon kontrollin e territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike si dhe kontrollet e ambienteve të ndryshme për goditjen e magazinimit të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit në dy ambjente të ndryshme konkretisht në çatinë e një ndërtese dhe në banesën e një shtetasi tjetër, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 23 thasë me një sasi rreth 300 KG lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa, si edhe 2 armë zjarri.
Policia ka shoqëruar dy shtetas të dyshuar dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të këtyre rasteve