Kryetarja e grupit parlamentar të PDIU, Mesila Doda, ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve.
Doda, ka publikuar një foto në rrjetin social facebook nga Katedralja e Shën Palit në Tiranë, ku shfaqet së bashku me deputeten e LSI-së, Monika Kryemadhi.
“Gëzuar Pashkët nga Katedralja e Shën Palit!”, shkruan deputetja Doda.
Ndonëse diskutimet e ditëve të fundit për ecurinë e koalicionit janë shtuar, dy deputetet e dy prej partive të koalicionit qeverisës shfaqen të qeshura pranë njëra-tjetrës.
/balkanweb.com/