Pesë mendjet e ndritura të viteve 1930-1945
Ligjvënësja e PDIU-së Mesila Doda tha se hapja e dosjeve të komunizmit duhet bërë me patjetër për 5 intelektualet e persekutuara në kohën e diktaturës.
E ftuar në emisionin “Toniht Ilva Tare” në Ora News të kushtuar jetës së këtyre 5 intelektualeve konkretisht Musine Kokalari, Selfixhe Ciu, Ollga Plumbi, Afërdita Asllani dhe Mila Vangjeli Prela, Doda tha se këto zonja jo vetëm erdhën nga familje të mira, por edhe u latuan.
“Kanë pasur edhe fatin që kanë jetuar përpara luftës, kanë kryer studimet jashtë. Ata kishin një formim fantastik dhe ishte normale që ato të merrnin pozicione. Ndryshimi ishte, ishin gra intelektuale dhe gra që krijonin” – tha Doda.
Më tej Doda tha: “Kishte edhe rryma nacionaliste që e kundërshtonin pushtimin. Në atë kohë, komunizmi pati pikën e vet të lulëzimit. Komunizmi në Francë pati lulëzim të jashtëzakonshëm. Në Itali e pengoi Kisha Katolike.
Emisioni u zhvillua në kuadër të aktivitetit “Mendje të hapura” për 5 intelektualet e persekutura në kokën e komunizmit.