Policia italiane ka arrestuar 33 persona të cilët bënin pjesë në një bandë kriminale. Mes të arrestuarve janë 6 shqiptarë dhe 27 italianë të cilët trafikonin lëndë narkotike kryesisht kokainë dhe marijuanë.
Policia italiane sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi prej 22 kilogramë kokainë, 30 kilogramë marijuanë, 1.5 kilogramë hashash, armë zjarri dhe gjysmë milion euro para cash. Operaciooni i koduar “Old Story Eden” u zhvillua në Milano, Trieste, Treviso dhe Varese.