Masakra e 10 prillit 1994, nga terroristët grekë të MAVI – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Masakra e 10 prillit 1994, nga terroristët grekë të MAVI

20:02 | 10/04/2017
në Shqiperi
0

Nga Arben Llalla

Më 10 Prill 1994, rreth orës 03.00, pas mesnatës, një skuadër paraushtarake me emri “Pirro”, e cila i përkiste organizatës terroriste greke e njohur si “Fronti për Çlirim e Vorio Epirit” – MAVI, e përbërë nga tetë persona, hynë katër kilometra në territorin e Republikës së Shqipërisë. Kjo skuadër sulmoi godinën ushtarake ku mbetën të vrarë ushtari i shërbimit Arsen Llazar Gjini, 20 vjeç nga Semani i Fieri dhe oficeri Fatmir Sali Shehu, 34 vjeç nga Tepelena, si dhe u plagosën tre ushtarë të tjerë. Pasi morën peng rreth 120 ushtarë, të cilët kur u krye sulmi po flinin, grupi terrorist thërriste: “Këto i keni për Vorio Epirin! Ne nuk kemi harruar!”.

Gjatë largimit skuadra terroriste e MAVI-t, morën me vete 15 automatikë të markës kallashnikov, prodhim kinez dhe dy arka me fishekë. (Sipas agjentëve që u filtruan në grupin e MAVI-t mesojmë që në fillim terroristët vranë ushtarin. Oficeri duke parë ushtarin e vrarë u mundua të merrte armën që ishte në tryezën e punës, por u qëllua pas shpine).

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Të nesërmen, më 11 prill, organizata terroriste MAVI, dërgoi një letër në gazetën greke “Elefterotipia”, ku merrte përsipër sulmin ndaj godinës ushtarake brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Mediat dhe i gjithë aparati shtetëror grek nuk e pranoi akuzën se vrasësit ishin grekë. Sipas tyre masakra e masakrën e 10 prillit në fshatin Peshkëpi ishte provokim nga ana e Shqipërisë.

Ish-ministri dhe deputeti i “Demokracia e Re”, Maqis Voridhis, i akuzuar si organizator i masakrës së Peshkëpisë. Faqe, ku gazeta greke e akuzon të sipërpërmendurin.

Më 13.4.1994, gazetarja Kristina Pulidhu botoi një shkrim në gazetën “Avji”, ku aktin terroristë ua ngarkoi kapuçonëve parashtetërorë të Athinës.

Gazeta greke “Stoxos”, botoi me krenari foton e katër pjesëtarëve të MAVI-t që morën përsipër masakrën e Peshkëpisë.

Më 19 mars 1995, policia kufitare greke afër Delvinaqit ndaloi një veturë dhe një kamion, ku brenda tyre gjeti gjashtë kallashnikovë me 878 plumba, dy pistoleta Tokaref, me dyzetë e dy plumba, një radio, një bajonetë, dylbi, uniforma ushtarake. U arrestuan shtatë persona që gjendeshin brenda dy automjeteve, kryetari i grupit, Jorgos Anastasulis, 34 vjeç, shtetas grek (oficer ushtrie që thuhet se ka origjinë nga Himara), Apostolos Karvelas, 26 vjeç, shtetas grek (ish-polic rrugor), Marios Kutula, 25 vjeç, Fredi Beleri, 23-vjeç, i cili përdor disa emra si Dionisios dhe Foti, Jorgo Kristo 26, vjeç, Jorgo Papa, 30, të gjithë këta janë nga Himara, Harallamb Papa, 21 vjeç, nga Krioneri i Gjinokastër.

Armët e tjera të organizatës MAVI, u gjetën në mars të vitit 1995 në shtëpinë e Andrea Kokaveshit, mjek, 67 vjeçar, shtetas shqiptar nga Dhërmiu-Himarë. (Familja Kokaveshi është themeluese e MAVI-t më 1941, Athanasios Kokaveshi).

Angjelo Kokaveshi

Pjesëmarrësit që u akuzuan ishin shtatë vetë, dy grekë dhe pesë minoritarë. Jorgo Anasatasuli, Apostol Karvela, Fredi Beleri, Jorgo Kristo, Marios Kutula, Harallambo Papa dhe Jorgo Papa u akuzuan për kontrabandë armësh, të kapur me shtatë kallashnikovë më 1995, ndërsa Angjelo Kokaveshi u akuzua për fshehjen e shtatë kallashnikovëve të tjerë në shtëpinë e xhaxhait të tij, mjeku Andrea Kokaveshi.

Gjykata e Athinës më 21 Mars 1996, dënoi me katër vjet e gjysëm burg Jorgo Anastasulin, tre vjet e gjysëm Apostol Karvelën dhe gjashtë shtetasit shqiptar me nga tre vjet burg. Por, Gjykata e Apelit e reduktoi dënimin nga 18-20 muaj burg. Pas përfundimit të gjyqit avokati i tyre Filoklis Asimakis, thirri: “Rroftë MAVI! Jap pesë milionë dhrahmi për organizatën e re MAVI!”.

 

Dhimitri Dhimalezi duke u puthur me pasion në buzë me Angjelo Kokaveshi

Pas përfundimit të gjyqit, kryetari i Lidhjes së Bashkimi i Himariotëve në Greqi, Dhimitri Dhimalezi, e puthi tërë pasion në buzë, Angjelo Kokaveshin. Për Dhimitër Dhimalezi thuhet se ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit grek tradicionalisht. Babi i tij, Anastas Dhimalezi ka qenë agjent i sigurimit grek që në vitet 1940, dhe ka kryer disa misione spiunazhi në Shqipëri gjatë Luftës Nacional Çlirimtare dhe pas saj. Pasi sigurimi shqiptar zbuloi që Anastas Dhimalezi ishte spiun grek më 1946, ai mori me vete, kur u arratis për në Greqi djalin e tij, Dhimitrin. Disa vite Dhimitër Dhimalezi u dërgua për spiunazh në Qipro, pasi erdhi në pushtet partia e majtë PASOK më 1984, Dhimitri u tërhoq nga veprimet e spiunazhit. Me ardhjen në pushtet të partisë së djathtë greke të Konstandin Miçotaqit, “Demokracia e Re” më 1990, Dhimitri u riaktivizua për spiunazh në Shqipëri. Më 1991, themeloi shoqatën “Bashkimi i himariotëve”, dhe nisi stërvitjen e paraushtarakëve për akte terroriste në Shqipëri. Gjatë kësaj periudhe Dhimitër Dhimalezi kishte përkrahjen e plotë të Andoni Samaras, që në atë kohë ishte ministër i jashtëm i Greqisë.

Dy anëtarët e MAVI, deputeti Maqis Voridhis dhe Fredi Beleri

Flitet se një bashkëpunim me organizatën MAVI, ka patur deputeti dhe ish-zëvendësministër, Maqis Voridhis, i cili ka qenë kryetari i partisë Fronti Nacionalist. Por, çelësi kryesor për këtë lirimin e tyre thuhet se ishte një deputete dhe ish-ministre e partisë së “Demokracia e Re”. Gjatë procesit gjyqësor të grupit të MAVI-t dolën të dhëna se Maqi Voridhi është takuar me kryetarin e grupit Jorgo Anastasulin në hotelin Zafolia, në Athinë disa orë pas masakrës së Peshkëpisë. (Nëse janë nisur nga ora 05.00 e mëngjesit grupi i MAVI nga Delvinaqi, atëherë i bie të kenë mbërritur në hotel Zafolia rreth orës 12 të drekës).

Fredi Beleri qëndroi 18 muaj në burgun e Koridhallo. Gjatë qëndrimit në burg anëtarët e MAVI u penduan për atë që kishin bërë dhe të gjithë fajin ia hodhën Jorgos Anastasulis, i cili ishte kryetari i grupit. Në periudhën e burgut midis të burgosurve u infiltruan agjentë të sigurimit grek dhe të huaj, të cilët donin të mësonin të vërtetën e MAVI-t.

Me ligj në dhomat e burgut në Koridhalo qëndronin në çdo dhomë katër të burgosur. Të akuzuarit e grupit të MAVI i vendosën të pestë në një dhomë në katin e sipërm të burgut. Në burg, kryetari i grupit, Jorgo Anastasuli bënte shoqëri me të burgosurin Vasil Vanalantos që njihej si vrasës ordiner. Kjo shoqëri nuk shihej me sy të mirë nga anëtarët e tjerë të grupit të MAVI. Pas disa muajve anëtarët e MAVI-t akuzuan kryetarin e tyre Anastasulin se i kishte futur në kurth për interesat e huaja dhe jo greke për sulmin ndaj godinës ushtarake në Peshkëpi. Një ditë, Apostol Karvelas dhe Mario Kutula, u zunë keq me Anastasulin dhe shoqëria e tyre u prish përgjithnjë.

Pas daljes nga burgu të gjithë ata që u akuzuan si pjesëtarë të MAVI nuk u riorganizuan. MAVI u harrua dhe aktiviteti i saj u ndal, nuk foli më njeri për këtë organizatë të vjetër terroriste. Thuhet se CIA e ndali riaktivizimin e MAVI duke paralizuar çdo qelizë të saj.

Etiketa: arben llallaArsen Llazar GjiniFronti për Çlirim e Vorio EpiritKristina PulidhumasakraMAVIPeshkëpiterroristët grekë

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Shkodër/ Gjendet një trup i pajetë pranë lumit Buna

Shkodër/ Gjendet një trup i pajetë pranë lumit Buna

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com