Teksa lideri i opozitës Lulzim Basha po fliste nga çadra, një person ka hedhur një kopsollë tek dera e Kryeministrisë. Kjo sigurisht që ka tërhequr vëmendjen e Bashës i cili e ka cilësur atë si një “tështimë”.
“S’ka nevojë për teshtima. Nuk na trembin teshtimat e qeverisë. Nëse je nga tanët shëndet e mos e bëj më, nëse nuk je, plaç dhe mbylle”, – tha Basha.
Ku incident ndodhi në momentin që Basha po fliste nga çadra për vendimin e opozitën për të mos hyrë në zgjedhjet e Kavajës dhe në zgjedhjet e 18 qershorit.