Një sasi eksplozivi është gjetur në një automjet në Vlorë. Lënda plasëse është pikasur nga pronari i makinës shetasi Bashkim Brahimaj i cili në momentin që pa eksplozivin kishte dalë që të dërgonte fëmijët e tij në shkollë.
Lënda plasëse e vendosur në autonjetin e 35-vjeçarit Brahimaj arrinte peshën e 200 gramëve. Shtetasi Brahimaj ka qenë edhe 3 herë të tjera shënjestër e atentateve, ndërsa pak kohë më parë i është vrarë dhe i vëllai. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.